Nën kufizimet e reja të vendosura nga qeveria italiane, me synim frenimin e përhapjes së koronavirusit, nga dita e enjte mbyllen edhe muzetë e Vatikanit.
Turet në muze, në varret dhe rrënojat nën bazilikën e Shën Pjetrit do të pezullohen, njoftoi Vatikani të mërkurën, përcjell “A2”.
Të mërkurën, qeveria italiane urdhëroi mbylljen e të gjithë muzeve në vend si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të masave Covid-19.
Italia ka raportuar më shumë se 750.000 raste të Covid 19 dhe mbi 39.000 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”. (Elona)