Filmi me temën e luftës “Sakrifica” radhitet i pari për sa u përket të ardhurave nga shitja e biletave në Kinë për të dytën javë.
Të ardhurat e këtij filmi në fundjavë arritën mbi 28 milionë dollarë, duke u shtuar brenda dhjetë ditëve në 106 milionë.
Filmi i animuar japonez “Aventura e Digimonëve: Evolucioni i fundit” ishte premiera e re e fundjavës së fundit.
Të ardhurat e këtij filmi në Kinë brenda tre ditëve të para arritën në 9.6 milionë dollarë.
Filmi “Vendi im, vendlindja ime” ra në vendin e tretë me 7.8 milionë të ardhura në javën e 5-të të shfaqjes. Të ardhurat e përgjithshme të tij kanë arritur në mbi 400 milionë dollarë, duke u bërë një ndër filmat kryesorë sivjet në mbarë botën. (Li Huailiang)