Të shtunën u çel zyrtarisht Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Tokios.
Ky është edicioni i 33-të i festivalit, por sivjet veprimtaria do të jetë më e vogël, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ecja në tapetin e kuq u zhvillua në mjedis të mbyllur përpara ceremonisë së hapjes, e cila u organizua nën masa të rrepta sigurie.
Festivali përmban në kuadër të tij edhe Javën e Filmit Kinez. Dymbëdhjetë filma të rinj që paraqesin shoqërinë dhe kulturën kineze, u shfaqën gjatë kësaj veprimtarie gjashtëditore, duke përfshirë komedinë "Të humbur në Rusi" dhe filmin për të rinj "Bari i egër".
Aktorët kinezë Xiao Yang e Zhong Chuxi, si dhe regjisori i njohur japonez Yojiro Takita, morën pjesë në veprimtari.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Tokios do të mbyllet të hënën e ardhshme.