Filmi koreanojugor “Parasite” ishte fituesi i madh i edicionit të 14-të të “Asian Film Awards”, që u zhvillua në Busan, Koreja e Jugut, duke marrë katër trofe.
I nominuar në 10 kategori, filmi i realizuar nga producenti koreano-jugor Bong Joon-ho fitoi “Filmi më i Mirë”, “Skenari më i Mirë”, “Montazhi më i mirë” dhe “Projektimi më i mirë”.
Regjisori kinez Wang Xiaoshuai la pas Bong Joon-ho duke rrëmbyer çmimin “Regjisori më i mirë”, për filmin “So Long, My Son”, shkruan “CGTN”.
Po ashtu, aktorët kinezë Zhou Dongyu dhe Jackson Yee u vlerësuan me çmimet përkatëse “Aktorja më e mirë” dhe “Aktori i ri më i mirë”, në filmin “Better Days”.
Trofeun “Aktori më i mirë” e mori Lee Byung-hun nga Koreja e Jugut, për “The Man Standing Next”.