Dhjetë të rinj nga vende të ndryshme dhe nga sferat e ndryshme të jetës po marrin pjesë në sezonin e dytë "The Day I Ran China", një "reality show" për të përjetuar jetën rurale në Kinë.
Në çdo episod, pjesëmarrësit nga Italia, Meksika, Britania dhe vende të tjera vizitojnë një zonë rurale dhe konkurrojnë në një sërë sfidash në terrenin konkret ku bëhen përpjekje për të luftuar varfërinë.
Shfaqja, e prodhuar nga "Mango TV" dhe "Discovery Channel", i ka çuar pjesëmarrësit në Yunnan, Guizhou, Sichuan, Mongolinë e Brendshme dhe krahina të tjera.
Në episodin e fundit, ata kanë shkuar në kontenë Yizhang të provincës Hunan për të shijuar produktet bujqësore vendore. (Zhang Yan/Artan)