Ylli i kinematografisë Arnold Schwarzenegger u shpren në medien sociale se ndihet shumë mirë pas një operacioni në zemër.
"Ndihem shkëlqyeshëm dhe kam filluar tashmë të eci nëpër rrugët e Klevelandit, duke shijuar statujat tuaja të mahnitshme. Falënderoj çdo mjek dhe çdo infermiere në grupin tim," tha të premten 73-vjeçari.
Ish-guvernatori republikan i Kalifornisë bëri të ditur gjithashtu se ka zëvendësuar valvën e aortës në qendrën mjekësore të Klinikës së Klevelandit në Ohajo.
Ky nuk është hera e parë që aktori i fashmëm kryen operacion në zemër. Para dy vjetësh, ai bëri një të ashtuquajtur "ndërhyrje kirurgjikale me zemër të hapur" për të zëvendësuar një valvë pulmonare.
Tani Shvarzenegger-i pritet të rifillojë rolin e tij si Julius Benedict-i në filmin "Triplets" me Danny DeVito dhe Eddie Murphy. (Çang Çuo/Artan)