Java Ndërkombëtare e Modës e Kinës filloi në Pekin gjatë fundjavës.
Veprimtaria është planifikuar të zhvillohet në mënyrë virtuale dhe reale deri më 1 nëntor.
Java Ndërkombëtare e Modës do të zgjasë nëntë ditë dhe gjatë saj do të zhvillohen rreth 100 veprimtari e dy konkurse mode.
Ajo ka tërhequr stilistë jo vetëm nga Kina, por edhe nga vende të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Perunë etj.
Sfilatat do të zhvillohen kryesisht në Parkun 751D, një zonë e njohur arti në Pekin. (Çang Çuo)