“SoReal”, një ndër kompanitë kryesore kineze të realitetit virtual, do të prezantojë në “Disneytown” përvojat e personalizuara të argëtimit, njoftoi “Shanghai Disney Resort”.
“SoReal” do të pushtojë pjesën më të madhe të ndërtesës “Lakeshore” të Disneytown në brigjet e liqenit Wishing Star, duke e shndërruar objektin në një hapësirë realiteti dhe argëtimi në shkallë të gjerë dhe duke përmirësuar përvojën e përgjithshme të vizitorëve të zonës, shkruan “Xinhua”.
"Si një nga udhëheqësit e industrisë në hapësirën e realitetit virtual, “SoReal” ndan të njëjtin angazhim për inovacionin dhe teknologjinë me Disney", -tha Joe Schott, president dhe menaxher i përgjithshëm i “Shanghai Disney Resort”.
Ndërtimi pritet të fillojë së shpejti, ndërsa përvoja e SoReal do të hapet për vizitorët në vitin 2021.