Një diamant jashtëzakonisht i rrallë, me ngjyrë rozë-vjollcë i gjetur në Rusi, pritet të arrijë deri në 38 milionë dollarë kur të dalë në ankand më 11 nëntor, njoftoi shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.
Ky diamant është më i madhi në llojin e tij që ofrohet në ankand. Trendi për gurët me ngjyra është rritur si një klasë asetesh nga super të pasurit në vitet e fundit dhe po vazhdon të përcillet si trend, shkruan “EN24”.
Diamanti 14.83 karat u pre nga kristali më i madh rozë i gjetur ndonjëherë në Rusi, tha “Sotheby’s”. Sipas analistëve, diamantet rozë janë të rrallë dhe shumë të vlerësuar estetikisht nga koleksionistët.