Festivali i 23-të i Muzikës në Pekin u hap të shtunën në mbrëmje, me premierën botërore të një simfonie të re, "Dedikuar vitit 2020", duke sjellë gjallëri në tregun global të muzikës klasike, nën hijen e pandemisë.
Simfonia për kor dhe orkestër u drejtua nga kompozitori nga Wuhan-i Zou Ye dhe u interpretua nga Orkestra Filarmonike e Wuhan-it, Orkestra Simfonike e Pekinit, shoqëruar nga Orkestra Filarmonike e Kinës.
Yu Long, kryetari i Komitetit të Artit të Festivalit Muzikor të Pekinit, tha se simfonia "Dedikuar vitit 2020” është vepra e parë e madhe muzikore, që i kushtohet luftës kundër epidemisë së koronavirusit.