Edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Rruga e Mëndafshit startoi të dielën në Xi'an, kryeqendra e provincës Shaanxi në Kinën veriperëndimore.
Në eventin që do të zgjasë 6 ditë parashikohet të marrin pjesë 3000 filma nga 116 vende dhe rajone.
Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, shtatë profesionistë të filmit nga e gjithë bota, përfshirë regjisorin kinez Lu Chuan, zgjodhën 17 filma të rekomanduar.
Mbi 500 filma kombëtar dhe ndërkombëtarë do të shfaqen në ambiente të hapura, në kinema ose përmes platformave online. Një total prej 102 filmash do të shfaqen në kinema, më shumë se 70% vijnë nga vendet dhe rajonet e nismës Një Brez një Rrugë, thanë organizatorët.