Edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR startoi të dielën në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve në Tiranë. Festivali do t’i qëndrojë konceptit “OPEN AIR”, por për shkak të pandemisë filmat do të ofrohen edhe “online”.
Në qendër të festivalit vijon të jetë Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë, në të cilin sivjet marrin pjesë filma nga Kosova, Gjermania, Rusia, Italia, Bjellorusia dhe Mali i Zi, 22 filma me metrazh të shkurtër nga 13 vende të botës, 24 filma studentorë nga 10 vende dhe 16 filma dokumentarë nga 11 vende.
Edicionin i shtatë i “DEA OPEN AIR” që do të ketë natën finale të ndarjes së çmimeve më 16 tetor, mbështetet nga bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Arteve.