Tridhjetë atraksione të rëndësishme turistike në procinvën e Hubeit, në Kinën qendrore, ish-epiqendra e epidemisë Covid-19, kanë pritur mbi 1.77 milionë vizitorë gjatë gjashtë ditëve të para të festimeve për Ditën Kombëtare.
Të dhënat u bënë të ditura nga Departamenti provincial i Kulturës dhe Turizmit, duke theksuar se të ardhurat e përgjithshme të gjeneruara arritën në mbi 174.5 milionë juan (rreth 25.7 milionë dollarë).
Disa nga atraksionet turistike të provincës të preferuara nga vizitorët, si “Yellow Crane Tower”, arritën limitin maksimal të kapacitetit të pritjes së turistëve, shkruan “Xinhua”.
Mes 8 gushtit dhe 30 shtatorit, që nga fillimi i fushatës së promovimit të turizmit në Hubei, më shumë se 380 atraksione turistike provinciale mirëpritën mbi 24.2 milionë vizitorë me të ardhura totale që tejkalojnë 2.09 miliardë juanë.
Provinca Hubei angazhoi 1348 vullnetarë, për të ofruar konsulencë turistike dhe shërbime të tjera për vizitorët.