Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Rrugën e Mëndafshit do të mbahet nga 11 deri më 16 tetor në Xi'an, kryeqendra e provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.

Në festival, publiku pritet të shikojë më shumë se 500 filma vendas dhe të huaj të zgjedhur përmes platformave video online ose shfaqjeve jashtë linje në kinema, komunitete dhe shkolla, bëri të ditur “China Film News”.

Përveç kësaj, gjatë veprimtarisë së këtij viti do të mbahen disa forume, duke mbuluar tema të tilla si bashkëpunimi i filmit, investimet në treg, integrimi artistik dhe ndryshimi teknologjik 5G.