Muzeu i Londrës
Muzeu i Londrës ka ndihmuar policinë britanike të identifikojë një pllakë të rrallë sumere 4000-vjeçare, e vjedhur nga Iraku, që së shpejti do t’i kthehet vendit të saj. “Pllakat si kjo janë jashtëzakonisht të rralla, deri më tani ka vetëm rreth pesëdhjetë kopje”, - shpjegohet nga muzeu në një njoftim për shtyp, duke theksuar se të gjitha janë gjetur në qytetet e rëndësishme sumere të vendosura në Irak ose Siri, - shkruan ATSH.
Reliktja, e gdhendur në gur gëlqeror dhe që paraqet një figurë mashkullore me veshje tipike sumere, vjen në fakt nga një murale, që daton nga viti 2400 p.e.s.
Sipas studiuesve, stili i veçantë i kësaj pllake është tipike për Irakun jugor dhe gjurmët e djegies mbështesin tezën se ajo ndoshta ka ardhur nga Tello (qyteti antik sumer i Girsut).
“Kjo pjesë u mor në mënyrë të paligjshme nga Iraku”, - sqaroi muzeu, duke shpjeguar se kjo murale ishte grabitur në fund të shekullit XIX.