Industria e turizmit në Shangai ka regjistruar rritje gjatë Festivalit 16-ditor të Turizmit, sipas Yu Xiufen, drejtor i Administratës Komunale të Kulturës dhe Turizmit të Shangait.
Pikat kryesore skenike u vizituan nga 3.5 milionë turistë gjatë festivalit, i cili u zhvillua në datat 12 deri më në 27 shtator, një rritje prej 28 për qind krahasuar me muajin gusht, -njoftoi "China Daily".
Festivali ka nxitur gjithashtu konsumin, sipas të dhënave nga UnionPay Shanghai, pasi sasia totale e transaksioneve ditore të konsumatorëve përfshirë hotelerinë dhe argëtimin në dy javët e fundit ishte 31.97 miliardë juanë (4.69 miliardë dollarë), një rritje prej 35 për qind nga e njëjta periudhë vitin e kaluar.
Rreth 156 aktivitete u mbajtën gjatë festivalit, duke mbuluar arkitekturën, fotografinë, pazaret dhe ushqimin.
Për herë të parë, organizatorët e festivalit krijuan një platformë në internet për të ndarë rreth 100 aktivitete jashtë linje për turistët, të cilët morën 117 milionë shikime faqesh.