Regjisori hollivudian, Ron Howard, do të drejtojë filmin biografik për pianistin kinez me famë botërore Lang Lang, i bazuar në librin me kujtime “Udhëtimi i një mijë miljeve: Historia ime”.

Filmi do të prodhohet nga “Stuart Ford's AGC Studios” dhe “Howard's Imagine Entertainment”. Vlen të përmendet se Lang Lang do të veprojë si një nga producentët ekzekutivë gjatë xhirimeve, së bashku me Jean-Jacques Cesbron, Michele Anthony dhe David Blackman të “Polygram Entertainment”.

Lang Lang është një nga pianistët klasikë më të njohur në Kinë. Ai është gjithashtu pianisti i parë kinez që është angazhuar nga Filarmonia e Berlinit, Filarmonia e Vjenës dhe disa orkestra të njohura amerikane.

Filmi biografik do të përfshijë kohën që nga fëmijëria e Lang Lang në Shenyang, në provincën Liaoning, në Kinë, dhe do të tregojë se si familja e tij u përkushtua për ta ndihmuar atë të ndiqte ëndrrën e tij muzikore.