Studio e boshatisur dhe kandidatë në lidhje “streaming” me moderator Jimmy Kimmel. Kjo ishte pamja e edicionit të 72-të të ndarjes së çmimeve “Emmy Awards”, që për shkak të pandemisë është mbajtur për herë të parë në historinë e tij pa publik.
Në kategorinë e filmave dramë ka dominuar “Succession”, ku rrëmbeu dhe çmimet “Aktori më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Skenografia më e mirë”.
“Watchmen” që kishte 11 nominime u vlerësua me çmimin “Filmi më i mirë ministerial”.
Në kategorinë e filmave serialë komedi triumfoi kanadezi “Schitt’s Creek”.
Spektaklit nuk i mungoi as tapeti i kuq virtual dhe një mini pasarelë e kryesuar nga aktorja hollivudiane, Jennifer Aniston.