Një kryevepër e piktorit impresionist francez Klod Mone (Claude Monet) është shfaqur në Shangai.
Vepra e famshme “Përshtypje: Agimi” do të ekspozohet për publikun në metropolin kinez duke filluar nga sot.
Ekspozita përmban rreth 50 piktura franceze, duke përfshirë nëntë nga veprat e Monesë nga Muzeu "Marmottan-Monet" në Francë.
Ajo ka gjithashtu një zonë inovative ekspozimi me videoklipe për origjinën dhe sfondin e veprës “Përshtypje: Agimi”
Ekspozita do të zgjasë deri në fillim të vitit të ardhshëm. (Fang Xiaoyu)