Të hënën të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave në Kinë që pas rihapjes së tyre në korrik arritën në pesë miliardë juanë, ose gati 730 milionë dollarë amerikanë. Kinematë u mbyllën për muaj të tërë për shkak të pandemisë.
Më shumë se gjysma e kësaj shifre u sigurua nga filmi me luftë "Tetëqind", i cili fitoi mbi 380 milionë dollarë.
Në vend të dytë u rendit filmi romantik kinez "Të dua përjetë" me 72 milionë dollarë.
Filmi, premiera e të cilit u shfaq më 25 gusht, në Ditën e Shën-Valentinit Kinez, ndihmoi që vlera e përgjithshme atë ditë të arrinte në mbi 76 milionë dollarë, një shifër ditore rekord për këtë vit.
Filmi fantastiko-shkencor "Tenet" zë vendin e tretë për nga fitimet në Kinë sivjet, me 52 milionë dollarë. (Zhan Dian/Artan Goga