Një koncert që përkujton përpjekjet e përbashkëta të Pekinit dhe Wuhan-it në luftën kundër COVID-19 do të zhvillohet më 10 tetor, duke shënuar hapjen e Festivalit Muzikor të Pekinit të sivjetshëm.

Nën drejtimin e dirigjentit nga Wuhan-i Zou Ye, orkestrat filarmonike të Wuhan-it e Pekinit dhe disa muzikantë të lindur në Wuhan do të interpretojnë së bashku në skenë.

Festivali 10-ditor Muzikor i Pekinit këtë vit do të mbahet jo vetëm në skenë, por edhe në internet.

Organizatorët thonë se më shumë se 100 muzikantë të muzikës klasike, artistë dhe njerëz të famshëm nga kinematografia dhe televizioni do të marrin pjesë në shfaqjet në internet në kuadër të festivalit.

Gjithashtu është nxjerrë një aplikacion në telefon i festivalit, ku transmetohen më shumë se 240 orë programe audio e video.(Zhan Dian/Artan Goga)