Të martën në mbrëmje nisi në bulevardin "Qianmen" të Pekinit veprimtaria "Muaji i nxitjes së konsumit kombëtar dhe muaji i konsumit i Pekinit për vitin 2020", e organizuar bashkërisht nga Ministria e Tregtisë e Kinës dhe CMG-ja. Veprimtaria ka për qëllim që të nxitë rimëkëmbjen e tregut të konsumit, duke promovuar konsumin me kursim.

Tema kryesore e kësaj veprimtarie është "Nxitja e konsumit në 100 qytete". Nga 9 shtatori deri më 8 tetor, në qytetet përkatëse do të zhvillohen një sërë veprimesh të nxitjes së konsumit, ku do të marrin pjesë më se 100 mijë kompani, duke përfshirë mbi 2 milionë dyqane reale dhe në internet.

Gjatë veprimtarisë, "Bulevardi i artë" i Tianjin-it, bulevardi qendror i Harbin-it, bulevardi "Dongmen" i Shenzhen-it etj. do të organizojnë aktivitete të ndryshme për të pritur konsumatorët. (Fani)