Mbi 100 projekte me një vlerë të përbashkët të kontratave 21.7 miliardë dollarë, u nënshkruan në ditën e dytë të Festivalit të 15-të të Filmit të Changchun-it të Kinës.
Mbi 90 % e projekteve të nënshkruara siguruan më shumë se 140 milionë dollarë investime.
Drejtori i Drejtorisë vendore të Zhvillimit Ekonomik Qu Guandong tha se projektet mbulojnë të gjithë zinxhirin e vlerës dhe pritet të rrisin zhvillimin e industrive të ndryshme përkatëse:
“Industria jonë e kinematografisë dhe televizionit përfshin planifikimin, xhirimin, montazhin, reklamimin, publikimin dhe shfaqjen. Ne kemi edhe projekte mbështetëse në fushën e financës, turizmit, animacionit dhe videolojërave, për të përshirë çdo pjesë të zinxhirit të vlerës.”
Festivali i Filmit i Changchun-it zhvillohet çdo dy vjet që nga viti 1992.
Festivalet e filmit të Shangait dhe Pekinit anuluan ceremonitë të tyre të ndarjes së çmimeve, por në Changchun pritet të jepen çmimet“Dreri i artë”, duke e bërë atë ceremoninë e parë të tillë qysh nga shpërthimi i epidemisë së COVID-19. (Fang Xiaoyu)