Festivali i Filmit i Changchun-it është rikthyer në vitin e tij të 28-të.
Megjithëse festivalet e filmit të Shangait dhe Pekinit anuluan dhënien e çmimeve, Festivali i Changchun-it do të ndajë çmimet e tij në një ceremoni që do të transmetohet drejtpërdrejt në internet. Kjo do të jetë ceremonia e parë e dhënies së çmimeve të një festivali filmi në pjesën kontinentale të Kinës qysh nga shpërthimi i epidemisë së COVID-19.
Veprimtaria 6-ditore do të kulmojë me ceremoninë e çmimeve të enjten, kur do të zbulohen fituesit e "Drerit të artë".
15 filma vendës të vlerësuar lart nga kritika do të marrin pjesë në konkurrimin për filmin më të mirë dhe nëntë çmime të tjera, duke përshirë filmin e pavaruar "Rryma pranverore”, si edhe filmat“Dele pa bari” dhe “Populli im, vendi im”.
Regjisori 82-vjeçar Ding Yinnan do të drejtojë jurinë e përbërë nga shtatë kineastë dhe aktorë të njohur.
Në këtë festival të përdyvjetshëm do të shfaqen qindra vepra, ndërsa do të ketë edhe seksione të reja të filmave të huaj, duke shfaqur për herë të parë pjesë fituese nga festivalet e Kanës dhe të Venecies. (Fang Xiaoyu)