Dwayne "The Rock" Johnson ka zbuluar se ai, e shoqja dhe dy vajzat e tyre kishin të gjithë COVID-19, por tani janë shëruar.

"Do të doja të isha vetëm unë pozitiv, por jo, ishte e gjithë familja. Mund t'ju them që kjo ka qenë një nga sfidat më të vështira që i është dashur të kalojë familjes sime," theksoi ai.

Johnson-i tha se ai dhe familjarët e tij e morën virusin nga miq të afërt dhe se kanë qëndruar në karantinë. Ai shtoi se ata kanë mbajtur maska çdo ditë dhe i nxiti të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.