Koncertet live kanë rinisur në Pekin dhe shumë të apasionuar po shijojnë shfaqjet nëpër sheshe.

Kohët e fundit, vendet me gjallëri në qytet u lejuan të rihapen në kapacitetin 50 për qind, teksa jeta në Kinë sa vjen dhe po i kthehet normalitetit.

Banda muzikore vendore”Bliss-Illusion” luan muzikë të fortë metal, ndërkohë që ndërthur zhanrin standard me elemente kineze.

Këngëtari kryesor Shui Shu thotë se ky zhanër i veçantë i ndihmon fansat të çlirojnë tensionin.

"Shpresoj që gjatë performancës sonë, njerëzit do ta harrojnë pandeminë dhe do të ndiejnë paqe të brendshme kur dëgjojnë muzikën tonë. (Albana)