Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Berlinit thonë se nuk do të japin më çmime të veçanta për aktorin ose aktoren më të mirë duke filluar nga viti i ardhshëm.
Çmimet e interpretimit do të jepen në mënyrë asnjanëse për sa i përket gjinisë duke filluar prej vitit të ardhshëm, në një ceremoni që planifikohet te jetë një veprimtari fizike e jo virtuale në internet.
Organizatorët thonë se çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë do të zëvendësohen me një “Ari argjendi për interpretimin më të mirë”, dhe “Ari argjendi për interpretimin më të mirë joprotagonist”.
Festivali i vitit 2021 do të mbahet në shkurt. (Fang Xiaoyu)