Dy filma romantikë kinezë dhe filmi amerikan “Gra të Vogla” do të shaqen në ditën e Festës së Shën Valentinit kinez, që njihet ndryshe edhe si Festa Qixi.
Filmi “Të dua përgjithmonë” tregon historinë e një burri kokëfortë që fiton papritur aftësinë për të udhëtuar në kohë dhe e përdor për të rregulluar jetën e tij dashurore.
Filmi “Bari i Egër”, ku interpretojnë aktorët Ma Sichun dhe Zhong Chuxi, tregon se si një grup të rinjsh kërkojnë një jetë më të mirë larg shtëpisë.
Ditët e fundit, tregu kinematografik kinez u rimëkëmb gradualisht, më shumë filma kanë shpallur datën e shfaqjes së tyre në kinema.
E nxitur nga shitja e biletave të filmit epik kinez “Tetëqind” që doli të premten e kaluar, shitja ditore e biletave të kinemasë në Kinë ka vijuar rritjen gjatë fundjavës, ndërsa të dielën arriti 36 milionë dollarë. (Fang Xiaoyu/Albana)