Festivali i 10-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit, i cili do të hapet nesër, ka ndezur entuziazmin e dashamirësve kinezë të filmit.
Sipas njoftimeve, 72 % e biletave për filmat e festivalit u shitën brenda 10 minutave.
Biletat për filmat“Lufta dhe paqja”, “Kinema 'Parajsa'” dhe trilogjinë “The Matrix” u shitën brenda disa sekondave.
Në edicionin e sivjetshëm të festivalit do të shfaqen më shumë se 300 filma kinezë e të huaj, ndërsa do të marrin pjesë edhe regjisorë të famshëm si Ang Lee dhe Zhang Yimou.
Për shkak të pandemisë së COVID-19, asnjë i ftuar i huaj nuk mundi të shkojë në Pekin sivjet për festivalin. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)