Parku ujor i plazhit Maya në qytetin Wuhan ka pritur një numër të madh vizitorësh pas fillimit të hyrjes falas.
Parku tematik u rihap në qershor, pas heqjes së bllokimit lidhur me koronavirusin.
Në pishinën e parkut ka pasur turma të mëdha, që argëtoheshin nën tingujt e muzikës.
Me gjithë numrin e madh të njerëzve, kërkesat për hyrjen kanë qenë të rrepta.
Vizitorët duhet t'i porositin biletat e tyre në internet një javë përpara, dhe kur mbërrijnë në park duhet të paraqesin “kodin shëndetësor”të tyre të krijuar nga një aplikacon celulari.
Festa e pishinës është pjesë e Festivalit të Muzikës Elektronike HOHA në parkun e lojërave “Lugina e lumtur” të Wuhan-it, që do të përfundojë më 30 gusht. (Fang Xiaoyu)