Filmi epik me buxhet të madh "Tetëqind" pritet të bëhet i pari sukses komercial kinematografik i vitit në Kinë, duke konfirmuar edhe gatishmërinë e publikut për t'u kthyer në kinema.
Filmi, premiera zyrtare e të cilit është planifikuar për të premten, është shfaqur paraprakisht javën e kaluar dhe i ka tejkaluar tashmë 17 milionë dollarë të ardhura, pavarësisht se kapaciteti i kinemave kineze është kufizuar në 50 për qind.
Filmi kryesoi renditjen ditore për të ardhurat nga shitja e biletave në Kinë të hënën dhe të martën.
Historia e filmit përqendrohet në sakrificat e bëra nga një grup ushtarësh kinezë, që mbrojnë një depo kundër ushtrisë pushtuese japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. (Artan Goga)