Filmi i shumëpritur i animuar kinez “Legjenda e hyjnisë” (Jiang Ziya) do të shfaqet në kinema më 1 tetor, në Ditën e Pavarësisë të Kinës.
Ky film ishte planifikuar të shfaqej më 25 janar në pjesën kontinentale të Kinës, në rastin e Vitit të Ri Kinez, por u shty për shkak të shpërthimit të COVID-19.
“Legjenda e hyjnisë” tregon historinë e një figure mitologjike, Jiang Ziya dhe është prodhuar nga e njëjta kompani që ka nxjerrë filmin “Ne Zha”, kampioni për sa u përket të ardhurave vitin e kaluar.
Ndërkohë, filmi kinez “Leap” do të shfaqet më 30 shtator.
Ky film, që tregon historinë e ekipit kombëtare kinez të volejbollit të femrave, gjithashtu u shty për shkak të epidemisë.
Pritet që shfaqja e të dy filmave të nxitë rimëkëmbjen e tregut kinematografik kinez.