Vlera e biletave të shitura në kinematë kineze shënoi një kulm të ri në periudhën pas COVID-19.
Të ardhurat gjatë tre ditëve të fundjavës kishin një rritje prej 65%, duke arritur në rreth 26.7 milionë dollarë.
Versioni i ri në 3D i filmit të kompanisë kinematografike “Warner Bros” , “Harry Potter dhe guri i magjistarit” siguroi rreth 13.6 milionë dollarë gjatë fundjavës.
Film 19-vjeçar shënoi të shtunën një rekord të ri të vlerës bruto ditore të biletave të shitura, që nga rihapja e kinemave në Kinë.
Film kinez me luftë“Tetëqind” u shfaq në mënyrë të kufizuar gjatë fundjavës dhe siguroi mbi 2.1 milion dollarë në ditën e shfaqjes.
Filmi do ta ketë premierën zyrtare këtë të premte.
Ndërkohë filmi“Djem të këqinj përjetë” nga “Sony” ka fituar 3.2 milionë dollarë në Kinë. (Fang Xiaoyu)