Filmi i ri i regjisorit kinez Peter Chan "Kafe ose çaj" do të shfaqet në ekranin e madh në Kinë më 1 tetor, Dita Kombëtare e Kinës.
Filmi, ku interpreton Liu Haoran, tregon për tre të rinj që lënë qytetin për të shkuar në një qytezë të vjetër në provincën Yunnan, duke filluar aty së bashku një biznes.
Chan thotë se në të kaluarën shumë njerëz shkonin jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë, por tani shumë të rinj po zgjedhin të kthehen në vendlindje për të ndjekur ëndrrat e tyre. Filmi i ri kërkon të kapë këtë situatë.(Çang Çuo)