Kineasti italian Roberto Benigni ka interpretuar në një version të ri të veprës klasike për fëmijë "Pinoku".
Benigni ka qenë regjisor i versionit të vitit 2002, në të cilën ai luajti edhe rolin e personazhit kryesor.
Tani 67-vjeçari fitues i çmimit "Oskar" interpreton Xhepeton, në filmin e mbështetur mbi historinë e krijuar nga shkrimtari italian Karlo Kolodi në vitin 1883.
Regjisori Matteo Garrone thotë se versioni i tij është shumë më i zymtë se filmi i famshëm vizatimor i "Disney"-t i vitit 1940, që e bëri për herë të parë të njohur te shumë njerëz historinë e buratinit prej druri që u kthye në njeri.
"Pinoku" do ta ketë premierën të premten në Britani.(Çang Çuo/Artan Goga)