Janë publikuar datat e shfaqjes në kinematë kineze të më shumë filmave, shenjë e mëtejshme e mëkëmbjes së tregut të dytë më të madh në botë.
"Warner Bros" ka bërë të ditur se filmi fantastiko-shkencor "Tenet" nga Christopher Nolan do të publikohet më 4 shtator në kinematë e Kinës kontinentale.
Filmi kinez me temën e luftës "Të tetëqindët" do të shfaqet më 21 gusht.
Ai do të jetë i pari prodhim i madh kinez që do të paraqitet në ekranin e madh pas shpërthimit të COVID-19. (Çang Çuo)