Bashkia e Pekinit u ka ofruar gati tre milionë dollarë kinemave të qytetit për të zbutur ndikimin e COVID-19 ndaj biznesit të tyre.
Subvencionet do t'u jepen mbi 200 kinemave në të gjithë kryeqytetin kinez bazuar në vlerën e shitjes së biletave në vitin 2019, dhe vlera më e lartë arrin afro 500 mijë juanë.
Subvencionet priten të rritin besimin e palëve të interesuara në industrinë kinematografike dhe do t'i ndihmojnë kinematë të kapërcejnë vështirësitë e përkohshme të biznesit.
Kinematë e Pekinit rifilluan funksionimin muajin e kaluar pas një mbylljeje për gati gjysmë viti. (Fang Xiaoyu)