Albumi i befasishëm "folklore" i Taylor Swift-it po mbizotëron në listat muzikore.
Albumi i tetë i Swift-it zuri vendin e parë në renditjen e 200 albumeve të "Billboard"-it javën e kaluar, duke shënuar shitjet më të mira në javën e parë të publikimit për këtë vit dhe duke bërë që ajo të jetë për herë të shtatë Nr. 1 në këtë renditje.
Albumi shiti gati 850 mijë kopje në ShBA.
Swift-i e publikoi "folklore" befas, duke njoftuar për të vetëm një ditë para se të dilte në treg më 24 korrik.