Filmi i regjisorit Christopher Nolan "Interstellar" ka fituar 2.8 milionë dollarë nga shitja e biletave të dielën në kinematë kineze.
Vlera e përgjithshme e të ardhurave të dielën arriti 7.6 milionë dollarë, duke shënuar rekord qysh nga rihapja e kinemave në zonat me rrezik të ulët në Kinë muajin e kalur.
Ndërsa për sa u përket fitimeve gjatë gjithë fundjavës në Kinë, kryeson filmi “Dolittle” i kompanisë kinematografike "Universal" me mbi 3.3 milionë dollarë, duke arritur gjithsej 12 milionë dollarë.
Filmi kinez "Enigma e mbërritjes”fitoi 3 milionë dollarë, ndërsa “Iriqi Sonic”i "Paramount"-it pati një nisje jo fort të mirë me vetëm 1.2 milionë dollarë.
Këtë fundjavë do të shfaqen në Kinë filmat “Fordi' kundër 'Ferrarit'” dhe “1917” . (Fang Xiaoyu)