Festivali i 10-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit do të zhvillohet më 22-29 gusht.
Festivali ishte planifikuar fillimisht për në prill, por u shty për shkak të shpërthimit të COVID-19.
Njoftimi pasoi përmirësimin e gjendjes pandemike në pjesën më të madhe të Kinës, që ka sjellë hapjen graduale të kinemave.
Në maj, Festivali i Filmit i Pekinit organizoi shfaqjen e 32 filmave në internet në një platformë videosh. Veprimtaria u hap me filmin fitues të çmimit “Oscar” "Histori martese" dhe u mbyll me "Bombshell". (Vera)