Tani po zhvillohet Festivali i 23-të Ndërkombëtar i Filmit i Shangait. Të hënën, në seksionin e posaçëm të këtij festivali – “Klasa e filmit” - u ftua regjisori dhe skenaristi i famshëm francez Olivier Assayas. Përmes internetit, ai zhvilloi një bisedë me kineastët e rinj dhe medien, duke shprehur pasionin për kinematografinë.
Assayas ka fituar shumë çmime në festivalet e ndryshme ndërkombëtare të filmit, si festivali i Venecias, i Kanës etj. Ai tha se ishte me fat që përfundoi një film para shpërthimit të epidemisë së COVID-19 në Francë, i cili u shfaq siç ishte planifikuar.
“Mua më pëlqen të marr pjesë në festivale filmi, në të cilat mund të bie në kontakt me filma të kulturave të ndryshme. Kam qenë gjithmonë dashamirës i filmave kinezë dhe dëshiroj të njoh prirjet e reja të kinematografisë kineze. Më vjen keq që nuk mund të shkoj sivjet në Shangai për të marr pjesë. Festivali i Shangait ka epërsi nga ana gjeografike dhe mund të bëhet festivali aziatik i filmit me ndikim më të madh. Festivali i Filmit i Shangait po rritet shumë shpejt,” tha regjisori i njohur francez Olivier Assayas. (Li Huailiang)