Pas pezullimit për afro gjysmë viti, kinematë në zonat me rrezik të ulët në të gjithë Kinën kanë rifilluar nga funksionimi më 20 korrik. Të ardhurat shënuan kulmin në fundjavën e parë pas rihapjes së kinemave. Deri në orën 6 pasdite të së dielës, të ardhurat e përgjithshme gjatë dy ditëve të fundjavës i kaluan 60 milionë juanët.
Që nga data 20 korrik, kinematë në mbarë vendin kanë rifilluar punën. Sipas të dhënave, deri më 25 korrik, shkalla e rihapjes së kinemave në Kinë është rritur gradualisht nga më pak se 10% në fillim në 43.63%, ndërsa të ardhurat ditore u shtuan nga 3.5 milionë juanë në 33.153 milionë juanë.
Ekziston besimi se, me gjithë humbjet e mëdha nga epidemia dhe sfidat me të cilat përballet rifillimi i punës së kinemave, me përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e sasisë së filmave të shfaqur, rikthimi i kinemave në ditët e lulëzimit të tyre nuk do të jetë shumë larg.(Zhan Dian/Artan Goga)