Filmi kinez "Një rrugë drejt pranverës", shfaqja e të cilit në mars u anulua për shkak të COVID-19, do të dalë në ekranin e madh muajin tjetër.

"Një rrugë drejt pranverës" tregon historinë e një punëtori fabrike në Verilindje të Kinës, i cili bëhet detektiv amator për të gjetur fajtorin e vërtetë, pasi akuzohet për vjedhje.

Shfaqja premierë e filmit ishte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Busanit në tetor të vitit të kaluar.

"Një rrugë drejt pranverës" është një nga filmat e paktë që do të shfaqet në kinematë kineze pas rihapjes së kufizuar të tyre.