Aktorja e filmit “Bashkë me erën” Olivia de Havilland u nda nga jeta të dielën në moshën 104-vjeçare.
Ajo vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e vet në Paris.
De Havilland vlerësohet si aktorja e fundit e kohës së artë të "Hollivudit".
Ajo bëri pak paraqitje publike pas tërheqjes nga kinematografia, por u rikthye për të marrë pjesë në edicionin e 75-të të Çmimeve të Akademisë në vitin 2003.
Gjatë karrierës së vet aktorja britaniko-amerikane fitoi dy çmime "Oscar". (Fang Xiaoyu/Artan Goga)