Fondacioni “Nobel”, i cili administron çmimet me të njëjtin emër, ka anuluar banketin e vet tradicional të dhjetorit për shkak të pandemisë të koronavirusit të ri.
Organizatorët thonë se ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në “forma të reja”
Kjo është hera e parë që nga viti 1965 që banketi luksoz anulohet.
Veprimtaria shënon tradicionalisht fundin e Javës së “Nobelit”, kur fituesit e vitit ftohen në Stokholm për ceremoninë e çmimeve.
Fondacioni “Nobel” thotë se fituesit dhe puna e tyre do të theksohen në “mënyra të ndryshme”, duke lënë të kuptohet që fituesit mund t’i marrin çmimet në vendet e tyre ose në ambasada.
Sipas fondacionit, shpallja e çmimeve do të mbahet si zakonisht në tetor. (Fang Xiaoyu)