Për të përkujtuar 6-vjetorin e përfshirjes së Rrugës së Mëndafshit në trashëgiminë botërore, Muzeu Kombëtar i Mëndafshit të Kinës në Hangzhou organizoi veprimtarinë "Java e Rrugës së Mëndafshit 2020". Në ekspozitën e hapur me këtë rast janë përfshirë reliktet e rralla kulturore të vendeve përgjatë Rrugës së lashtë të Mëndafshit, me anë të të cilave tregohen shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe vendeve përgjatë kësaj rruge. "Java e Rrugës së Mëndafshit 2020" është organizuar nga provinca Zhejiang. Në të ardhmen, ajo do të mbahet çdo vit në provinca të ndryshme të Kinës ose në vende të ndryshme përgjatë Rrugës së Mëndafshit. (Çang Çuo)