Kinematë në zonat me rrezik të ulët të transmetimit të COVID-19 në mbarë Kinën janë lejuar të rihapen që nga sot, pas gjashtë muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë.
Administrata e Filmit e Kinës thotë se rihapja do të jetë në përputhje me masat vendore të parandalimit dhe kontrollit.
Rifillimi i funksionimit do të bëhet duke zbatuar një sërë rregullash, si verifikimi e kodeve shëndetësore të reagimit të shpejtë dhe matja e temperaturës, për të garantuar sigurinë e shikuesve.
Të gjitha biletat do të shiten në internet nëpërmjet një sistemi rezervimi me emrat e vërtetë.
Brenda sallave të kinemave do të kërkohet gjithashtu zbatimi i distancimit shoqëror, duke pasur të paktën një vend të lirë midis shikuesve.
Numri i shikuesve që lejohen në secilën sallë kinemaje nuk duhet ta tejkalojë 30 për qind të kapacitetit të saj maksimal.
Operatorët gjithashtu duhet ta përgjysmojnë programin e filmave, ndërsa shikuesit nuk do të lejohen të qëndrojnë në sallat e kinemave për më shumë se dy orë.(Zhan Dian/Artan Goga)