"Mbreti i popit" u është bashkuar "Bosit” (Bruce Springsteen) dhe “Syve të vjetër blu" (Frank Sinatra) në radion satelitore “SiriusXM”.
Kanali do të transmetojë muzikë nga albumet e Jackson-it dhe nga koncertet e tij të drejtpërdrejta.

Programi do të përfshijë gjithashtu muzikë që ndikoi mbi Jackson-in, nga artistë si James Brown dhe “Sly & the Family Stone”, si edhe nga këngëtarë mbi të cilët Jackson-i ndikoi, duke përfshirë Beyoncé, Justin Timberlake dhe Usher.