Aktorja amerikane Kelly Preston, gruaja e John Travolta-s, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.
Travolta tha në një postim në “Instagram” se e shoqja u nda nga jeta të dielën, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.
Preston-i pati një karrierë të gjatë aktrimi në filma dhe televizion, duke luajtur me aktorë si Tom Cruise te "Jerry Maguire" dhe Arnold Schwarzenegger-i në "Binjakët".
Ajo ka luajtur edhe me të shoqin, si për shembull në "Battlefield Earth" në vitin 2000.
Preston dhe Travolta u martuan në Paris në vitin 1991.
Çifti luajti së fundmi bashkë në filmin "Gotti" të vitit 2018.