“Disneyland” i Parisit do të rihapet gradualisht nga 15 qershori, pas mbylljes 4-mujore për shkak të COVID-19.

Si pikat e tjera turistike të Parisit, parku tematik më i vizituar i Evropës do ta kufizojë numrin e vizitorëve, ndërkohë që ata duhet të qëndrojnë e pakta një metër larg njëri-tjetrit.

Zv.kryetari i Funksionimit të Parkut Eric Bernini thotë se mbajtja e maskës është rregulli më i rëndësishëm.

Biletat duhet të rezervohen paraprakisht.

Kontakti me personazhet e “Disney”-it do të jetë i kufizuar dhe vizitorët inkurajohen të bëjnë foto me Mickey Mouse-in duke ruajtur distancimin shoqëror.

Ndërkohë, “Disney World” në Florida gjihashtu u rihap këtë fundjavë, me gjithë një rritje të madhe të rasteve të koronavirusit në këtë shtet amerikan javët e fundit.

Brenda parkut nuk do të ketë shfaqje me fishekzjarrë ose parada dhe të gjithë duhet të mbajnë maskë. (Fang Xiaoyu)